E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë, sekuestrohen 22 kg kanabis

Policia e Vlorës ka sekuestruar këtë të hënë afro 22 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Operacioni i koduar “Resulaj”, ka çuar në pranga 2 persona, Fatjon Zykaj dhe Pajtim Basho, të dy banues në qytetin bregdetar. Këta shtetas, u prangosën pranë fshatit “Resulaj”, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin tip audi A3, u konstatuan 19 kilogram kanabis, qe ishin fshehur në bagazhin e mjetit. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e dy te arrestuarve, policia gjeti edhe 3 kilogramë të tjera lëndë narkotike, duke e çuar shifrën totale në 22 .  

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë