E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Vlorë, Rama dëgjon qytetarët: Raportoni çdo problem

Pas shkarkimit të kreut të zyrës së ALUIZNI-t në Berat, qytetarët e Vlorës i kanë drejtuar kryeministrit Rama një lume ankesash dhe problemesh.

 

Problemet me të drejtën për të marrë certifikatën e legalizimit ishin më të shumtat që iu adresuan kreut të qeverisë.

 

Reklamë

Shefi i ekzekutivit u detyrua të dëgjojë për rreth një orë hallet e vlonjatëve, për t’u kërkuar të raportojnë çdo gjë në zyrat e shtetit.

 

 

Rama kërkoi mbështetje për të pastruar administratën. Ai tha se në 4 vitet e ardhshme qeveria do të përqendrohet për ndërtimin e një administrate model.

 

Vlonjatëve, të cilët i përkufizoi si të paduruar për të prekur rezultatet e reformave, u garantoi se do të vazhdojnë investimet në këtë rajon, që e përkufizoi si motor zhvillimi ekonomik.

Më shumë video

Reklamë