E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vlorë, policia arreston të riun me 37 kg kanabis  

 

Policia e Vlorës sekuestroi 37 kg kanabis në një banesë pranë lagjes “1 Maji” në qytetin bregdetar. Operacioni i koduar “dhoma e gjumit” vuri në pranga 20-vjeçarin Bledar Grabovaj. Lënda narkotike u gjet e fshehur në dhomën e fjetjes se te riut, e ndarë në disa thasë. Nga hetimet e kryera, policia ka zbuluar se në këtë ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe një i afërm i te arrestuarit, i cili u shpall në kërkim. Blutë e qytetit bregdetar theksojnë se droga ishte marre për t’u shitur ne tregun e brendshëm.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë