E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vlorë, plumba pronarit të biznesit

Të shtënat me armë zjarri alarmuan turistë dhe qytetarë të shumtë në qytetin e Vlorës.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës pranë Universitetit “Ismail Qemali” në lagjen “Skelë”.

 

Reklamë

Pronari i një dyqani ushqimor i shpëtoi mrekullisht plumbave në drejtim të tij pas një konflikti per arsye banale. Policia tha se autor është një 50 vjeçar, ndërsa po punohet per te zbardhur motivin e sakte se perse ai kërkoi te vriste pronarin e biznesit.

 

Sipas bluve, dyshohet se autori kishte njohje me një nga punonjëset e dyqanit, pranë të cilit ndodhi ngjarja, ndërsa qëlloi 5 herë me armë zjarri.

 

Autori ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person, ndërsa që të dy janë shpallur në kërkim.

Më shumë video

Reklamë