E enjte, 17 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë, plumb në kokë çobanit

Ilustrim · Vizion Plus

Një i ri 21 vjeçar është gjetur i vrarë me plumb në kokë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranisht, mbrëmjen e djeshme. Viktima është identifikuar si Endri Kosteja nga Librazhdi, ndërsa policia dyshon se bëhet fjalë për vrasje, pasi në trupin e tij janë gjetur plagë të shkaktuara nga armë zjarri. I riu, i cili punonte në një stan si çoban, ka një plagë në syrin e djathtë, çka shton dyshimet e grupit hetimor se nuk kemi të bëjmë me vetëvrasje, siç u mendua në fillim. Menjëherë uniformat blu të qytetit bregdetar arrestuan pronarin e stanit, Sheref  Lelaj, 74 vjeç, si dhe shpallën në kërkim dy djemtë e tij. Nga ana tjetër, mbetet mister motivi i kësaj vrasje, teksa i moshuari ka mohuar autorësinë e krimit në ambientet e komisariat të Policisë Vlorë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh