E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vlorë, pezullohen 30 leje drejtimi

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme  të Policisë së Shtetit, ka zbarkuar këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës për të ndëshkuar të gjithë drejtuesit e parregullt të automjeteve.

 

Në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse, aty ku fluksi i automjeteve është më i madhë janë ngritur pika kontrolli nga Njësia Speciale, ku në fokus ka qenë tejkalimi i shpejtësisë, mos respektimi i sinjalistikës vertikale dhe horizontale, abuzimi me pijet alkolike, gjatë drejtimit të automjeteve si dhe  mos vendosja e rripit të sigurimit, kanë qenë shkeljet e evidentuara nga grupi special.

 

Reklamë

Grupi i Njësisë  Operacionale për Sigurin Rrugore është  i përbër nga efketiv të ardhur nga qytetet të tjera për të shmangur njohjet e ndryshme që mund të kenë në  qytetin e Vlorës. Nga këto kontrolle ka rezultuar se janë pezulluar 30 leje drejtimi, 40  drejtues pa rripat e sigurisë, 50 automjete me xhama të zinjë si dhe  janë vendosur gjoba të ndryshme për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Aksioni i Njësisë Speciale do të vazhdoj disa ditë në qytetin bregdetar të Vlorës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë