Subscribe

Prej 11 janarit 2021, aksi Vlorë-Orikum u dëmtua për shkak të erozionit, për shkak të shirave të dy javëve të para të janarit. Shtrati i kësaj rruge u dëmtua duke pësuar shkarje të mëdha, dhe sot prej pesë muajsh situata vijon të jetë e tillë.

 

E vetmja masë që është ndërrmarë nga autoritetet, pas dëmtimit, ishte vendosja e disa barrierave anësore që sinjalizojnë ngushtimin e rrugës.

 

Kalimi i mjeteve në këtë pikë bëhet me vështirësi. Drejtuesit kërkojnë ndërhyrje emergjente pasi fluksi i makinave në zonë pritet të rritet gjatë sezonit turistik.

 

“Do t’i lutem qeverise vendore. Ne kemi biznes paguajme taksa te shtunen e te dielen e kaluar ketu tradiku arrinte deri en rradhime. Do i lutem e nje ore e me pare te behet rruga. Eshte pengese e tmerrshme per biznesin.”

“Te behet sa me pare. E kane gerryer. Te shikoni te shtunen e te dielen ca behet ketu. Po e bejme perdite. Ka kaq muaj qe eshte prishur. Presim sezonin po sezoni i ketyre mbaroi i moren ato ca deshen. Shume probleme shikojeni vetë.”

 

Ky aks prej 20 janarit të këtij viti menaxhohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Mësohet se është planifikuar që në këtë pjesë të vendoset një semafor për të ndihmuar qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *