E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë, në pranga 3 persona

3 persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi iu gjetën 3 armë zjarri dhe 36 fishekë. Në kuadër të operacionit të koduar “treshja Eccobet”, blutë e Vlorës arrestuan shtetasit Vasil Papa, 32 vjeç, Ergyst Murati, 27 vjeç dhe Klajdi Begaj, 26 vjeç. Gjatë një kontrolli të ushtruar në një lokal bastesh sportive në lagjen “Pavarësia”, kanë konstatuar se shtetasit e arrestuar kishin me vete secili nga një pistoletë dhe fishekë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta TT model 54, 1 pistoletë Beretta, 21 fishekë të kalibrit 6.72 mm dhe 15 fishekë të kalibrit 9 mm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë