E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Video · Kronikë

Vlorë, mbytet në det adoleshenti

Një 14-vjeçar u mbyt ne qytetin e Vlorës mëngjesin e kësaj të shtunë në zonën e Marinës. Viktima Endrit Bejkotaraj u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit bregdetar por, pa mundur të shpëtojë nga vdekja. Pavarësisht se ishin pushuesit ata që i dhanë ndihmën e parë të riut, kjo gjë nuk mjaftoi.

 

Nga hetimet e para rezulton se adoleshenti 14-vjeçar mund të jetë mbytur nga lodhja duke notuar pasi edhe deti kishte dallgë.

 

Reklamë

Gjatë javës së fundit dy pushues kanë humbur jetën në Vlorë. Në zonën e plazhit mungojnë rojet bregdetare, të cilat mund të ndërhyjnë në kohë në rastet kur rrezikohet jeta e pushuesve në det.

 

Më shumë video

Reklamë