Subscribe

Ky është një nga tre plazhet në Vlorë që është bllokuar nga bashkia, pasi nuk kishte plotësuar kushtet e kontratës. Arsyeja është mungesa e vrojtuesve në bregdet dhe mungesa e kufijve ujore për sigurinë.

 

Që në orët e para të mëngjesit, policia bashkiake nisi aksionin, duke sekuestruar çadrat dhe shezllonet atyre bizneseve që kishin parregullsi.

 

Aksioni do të shtrihet nga plazhi i Ri deri në Orikum. Ai vjen dy ditë pasi ministri Klosi u dërgoi një letër kryetareve të bashkive në zonat bregdetare për të marrë masa ndaj subjekteve abuzuese.

 

E premtja e gjeti bregdetin e Shëngjinit me kulla vrojtimi, flamuj jeshil dhe bova që bëjnë ndarjen e zonës së lundrimit nga ajo e notimit.

 

Një nga vrojtuesit e këtij plazhi tregon se si organizohet puna për të shpëtuar pushuesit në rastet e rrezikut.

 

Vendosjen e kullave të vrojtimit dhe masat e tjera i panë nga afër edhe dy ministre.

 

Plazhi i Shëngjinit është një ndër më të frekuentuarit gjatë sezonit, sidomos me pushues nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *