E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Vendi

Vlorë, maskat grabitin e dhunojnë çiftin e të moshuarve

Një grabitje me dhunë është regjistruar në Himarë gjatë mesnatës.

 

Dy persona të paidentifikuar rreth orës 01:00 të natës janë futur me forcë në banesën e dy të moshuarve në fshatin Vuno dhe kanë vjedhur një sasi parash prej 800 eurosh.

 

Reklamë

Sipas policisë, dy grabitësit kanë ushtruar dhunë mbi çiftin e të moshuarve deri në momentin që ata u kanë dhënë paratë.

 

Të moshuarit janë dëmtuar lehtë nga dhuna e ushtruar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë