E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë, kapet i riu me euro false

Një 28 vjeçar nga Vlora është arrestuar, pasi akuzohet se blinte mallra me para të falsifikuara. Operacioni i koduar “Kartëmonedha” ka çuar në pranga Florjan Kasnecin, te cilit iu sekuestruan në total 1070 euro false. Arrestimi i tij u bë pas informacioneve se kishte blerë në një fast-food disa produkte ushqimore, duke përdorur nje kartëmonedhë 50 euroshe të falsifikuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policía ka gjetur dhe sekuestruar euro të tjera të falsifikuara, si dhe dy kilogramë lënde narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë