Hedhja e mbetjeve inerte dhe urbane vijon të jetë problematike për mjedisin në Vlorë.

Rruga e vjetër nacionale Fier-Vlorë, prej kohësh është kthyer në një venddepozitim mbetjesh. Krahas banorëve të zonës, inerte të shumta depozitohen edhe nga kamionë të ndryshëm të cilët i shkarkojnë gjatë natës.

Banorët thonë se autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë, ndërsa ndotja në zonë vazhdon të rritet.

Kjo ndodh edhe pas urdhrit të kryeministrit për të patur në vëmendje pikërisht subjektet që ndotin ambientet, duke hedhur mbeturina jo në vendet e caktuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *