Një 51 vjeçar ra në prangat e policisë pasi u kap me 77 kg kanabis sativa. Renato Agalliu nga Fieri u arrestua mbrëmjen e së hënë në autostradën Vlorë-Fier. Lënda narkotike ishte e ndarë 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti.

 

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale drogën, por edhe mjetin tip opel me te cilin po transportohej. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave te tjerë të implikuar në rrjetin e trafikut te lendeve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *