E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vlorë, gjenden 368 kg hashash në det

 

Policia kufitare godet një tjetër rast trafikimi të lëndëve narkotike. Nga aksioni i trafikanteve, mbetur në tentativë, blutë e Vlorës kanë sekuestruar 368 kilogramë lëndë narkotike. Dy pakot e para janë gjetur në gjirin e Karaburunit, pranë zonës së njohur si “Shen Jani”. E pas lajmërimit, blutë e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force nisën kërkimet. Nga operacioni i uniformave blu, rreth 700 metra larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme me cannabis sattiva. Në total, nga policia është sekuestruar lënda narkotike e ndarë në 24 pako, ndërkohë ende vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë