E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vlorë, forcat speciale kontrolle për personat e shpallur në kërkim

Që në orët e para të mëngjesit, forcat speciale kanë zbarkuar në qytetin Vlorës, ku kanë nisur kontrollet në pikat hyrëse dhe dalëse te qytetit te bregdetar.

 

Policia ka hyre ne disa ambiente si dhe ka ndaluar automjete te ndryshme. Në shënjestër janë personat e shpallur në kërkim për disa ngjarje të rënda kriminale në Vlorë.

 

Reklamë

Sipas policisë pika kryesore e kontrollit mbetet zona e qytetit nga ky behet kalimi i makinave dhe njerëzve qe vijnë nga fshatrat e lumit te Vlorës.

 

Ajo konsiderohet një nga zonat më të nxehta përsa i përket lëndëve narkotike. Burime nga blutë e Vlorës thanë se kontrollet do te vijojnë gjate gjithë ditës dhe natës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë