Subscribe

Zhvendosja e popullsisë ne zonat turistike ka përforcuar shërbimin shëndetësor përgjatë bregdetit. Vetëm ne dy muajt e verës qendrat shëndetësore ne Vlore kane përballuar nje fluks te madh pacientesh. Vetëm ne urgjencën e  “Plazhit te Vjeter” kane kërkuar ndihmën e pare 1100 paciente. Virozat e stinës, pickimet dhe reaksionet e ndryshme kane qene problemet me te shpeshta tek pushuesit.

 

Ndërsa rastet e renda qe kete vit kane qene me te pakta ne numër trajtohen ne spitalin rajonal te Vlorës.

 

Me urdhër te Ministrisë se Shendetesise ne zonat bregdetare dhe ato malore funksionojnë 24 ore qendra shëndetësore dhe nje ekip i posaçëm mjekesh. Urgjencat verore do te vijojnë me këtë ritëm deri ne 15 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *