E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë, festohet 10 vjetori i hyrjes së Shqipërisë në NATO

Në kuadër të 10 vjetorit të  hyrjes se Shqipërisë në NATO dhe 61 vjetori i anijeve të Forcës detare, është organizuar këtë të premte në Portin e Vlorës aktiviteti Dita e Hapur e Forcës Detare.

 

I pranishëm në këtë aktivitet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku. Për veteranë të flotës detare  familjare të tyre dhe nxënës të shkollave në qytet Bardhyl Kollcaku e ka quajtur të veçantë ditën e sotme takimin e 3 brezave sipas tij, të ish ushtarakëve, ushtarakëve në detyrë dhe përfaqeësuesve të  brezit të ri .

 

Zevendëskomandant i Forcës Detare Kapiten i Rangut të Parë Artur Mecollari vlerësoi me certifikatën e mirënjohjes në 80 vjetorin e lindjes një nder ish ushtarakët e forcës detare .

 

Në 15 mars 1958 ne Portin e Durrësit u ngrit për herë të parë  flamuri shqiptar ne Gjuajtesat e Medhenj  Detare, mbas ardhjes nga Bashkimi Sovjetik , ngjarje kjo qe kremton 61 vjetorin.

 

Më pas ish ushtarakët, qytetare te ndryshem dhe te rinj te shkollave por dhe shkollare te vogla vizituan  anijet Oriku dhe Lissus  qe sherbejne ne detin Egje ,Rojet bregdetare ,ndersa prane anijeve edhe gomonet ne sherbim te Forcave detare.

Vazhdo të lexosh