E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vlorë/ E qëlluan me disa plumba poshtë banesës; i plagosuri i shpëtoi mrekullisht vdekjes

Një 33-vjeçar i shpëtoi një atentati mesditën e kësaj të hëne në Vlorë. Tonin Ramaj, i cili mbante edhe mbiemrin Hosaj, ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen “Pavarësia”, kur në drejtim të tij u qëllua 4 herë me armë nga një person ende i paidentifikuar nga policia.

 

Reklamë

Fatmirësisht vetëm një nga plumbat ka kapur 33-vjeçarin në këmbë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Reklamë

Sipas policisë, shënjestra e atentatit ka patur më parë probleme me drejtësinë.

 

Ndërkohë janë ngritur disa postblloqe për të kapur autorin, i cili dyshohet se është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

 

Ngjarja shkaktoi jo pak panik në zonë, pasi në momentin e atentatit në lokal kishte shumë qytetarë.

Më shumë video

Reklamë