E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë, digjet vila trekatëshe

Një vilë trekatëshe e pabanuar është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orë 22:00 në lagjen “4 heronjtë”. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale. Banorët e zonës kanë pikasur të parët flakët e zjarrit dhe kanë lajmëruar policinë si dhe forcat zjarrfikëse, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin pas dy orësh. Kati i parë i kësaj godine, shfrytëzohej si dyqan rrobash të përdorura, të cilat u shkrumbuan nga flaket. Policia dyshon se mund te kete qene edhe nje zjarrvenie e qëllimshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë