Subscribe

Policia e Vlorës ka zbardhur atentatin e mbrëmjes së te premtes ku u qëlluan me armë zjarri dy efektivë policie teksa po ecnin me mjetin e tyre.

 

Uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar  i cili ka qëlluar me pistoletë automjetin ku ndodheshin dy policët. Në kërkim është shpallur Diego Haxhiraj, i njohur ndryshe edhe me dy emra të tjerë Teki Haxhiraj dhe Diego Hanaj.

 

Sipas burimeve, efektivët e policisë kanë parakaluar mjetin e autorit. Ky i fundit nuk e ka ditur që ishin efektivë, por ka dyshuar se mund të jenë persona që donin ta ekzekutonin. Ai ka nxjerr armën dhe ka qëlluar mbi makinën e policëve.

 

Angjelo Breshani, polic patrulle në Vlorë dhe Nako Mehmetaj efektiv kufitar në Sarandë, po udhëtonin me makinën private me xhama të zinj. Hetuesit bënë të mundur identifikimin e autorit pasi sekuestruan mjetin tip “Volksvvagen”, që u gjet i braktisur në afërsi të vendit të ngjarjes.

 

Autori i shpallur në kërkim është emër i njohur për blutë e qytetit bregdetar. Diego Haxhirajt iu bë atentat me armë zjarri në Vlorë në 5 janar të këtij viti, ku mbeti i plagosur në dorë.

 

Ai rezulton gjithashtu me precedent penal në fushën e narkotikëve. Në vitin 2013 është arrestuar së bashku me një tjetër person, pasi u kapen me 600 kilogramë marijuanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *