Me kërkese te Prokurorisë se Vlorës, Gjykata caktoi këtë të premte masën e sigurisë “arrest ne burg” per Kostandinos Shakaj, i dyshuar si nje prej autoreve te grabitjes se nje banke te nivelit te dyte, ngjarje e ndodhur nje 11 korrik 2016. I arrestuar një ditë më parë, i riu, sipas prokurorisë, ka dyshime të forta se eshte personi i fiksuar nga kamerat e sigurise. Pamjet tregojnë momentin e vjedhjes se nje automjeti tip “benz” me ngjyre te bardhe i cili u perdor gjate grabitjes. Nisur nga keto prova, Gjykata e Vlores ka pranuar arrestimin ne flagrance të Kostandinos Shakaj, si person i dyshuar i grabitjes me armë të rreth 10 milion lekëve. Gjithashtu i pandehuri akuzohet edhe si bashkëpunëtor për kryerjen e disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës në dy vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *