Subscribe

Ky është mjeti i përdorur per ekzekutimin mafioz te drejtorit te OSHEE Roland Saliu dhe  Erven Hysenit, administrator i një televizioni lokal ne Vlore.

 

Automjeti tip BMW, “320”rezulton i vjedhur sipas policisë ne qytetin e Durrësit 10 dite me pare.

 

Ndërkohë, Prokuroria e Vlorës thekson se nuk u dogj plotësisht.

 

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar të gjithë ngjarjen. Në pamje shikohet një person i cili qëllon nga ndenjësja e automjetit. Por mjeti i krimit shoqërohej nga një tjetër makinë e cila dyshohet se ka larguar vrasësit pas tentativës së vënies së flakës në fshatin Panaja.

 

Ngjarja ka ndodhur pak metra larg postbllokut të policisë i cili ka qene i vendosur ne afërsi të sheshit te flamurit, por askush nuk ka mundur te ndërhyje në kohë për të ndjekur automjetin.

 

Ne momentin qe ekzekutoret kane hapur zjarr me breshëri ne lokal ka qenë edhe vajza e mitur e pronarit te televizionit, e cila ka parë të gjithë skenën e vrasjes. E bija e biznesmenit Hyseni ka qenë duke luajtur me biçikletë pranë tavolinës ku ndodhej i ati i saj.

 

Prokuroria po heton për të kaluarën e Hyesnit, ka pasur një çështje gjyqësore për trafik droge në Spanjë, si edhe në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Gjithashtu, biznesmeni vlonjat rezulton ishte afërmi i njërit prej personave qe mbeten te vrare ne masakrën e Coles pak vite me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *