Subscribe

Një sasi rekord hashashi u kap nga policia e Vlorës mbrëmjen e së martës. Forcat speciale mësynë në disa lokale në Vlorë për arrestimin e të dyshuarve. Operacioni i nisur me iniciativën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u zhvillua midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë.
Aty u zbuluan parcelat me kanabis, vendi ku bëhej tharja e bimëve si dhe disa arme zjarri. Brenda 6 kasolleve u gjeten rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë kanabis të mbjella në lugina e zona të thella, rreth 2 orë larg qendrave të banuara. Sipas policisë, droga do të nisej mëngjesin e kësaj te mërkure drejt Italisë. Gjate operacionit u arrestuan 6 persona. Ata janë: Shkëlqim Koçiaj, Arjan Hasanaj, Klajdi Imeri, Taulant Haxhiraj, Albert Aliaj dhe një 18-vjeçar me inicialet XH.B. Ndërkohë, katër persona të tjerë, mes tyre dhe një agjent policie i krimit ekonomik, janë shpallur në kërkim. Burime pranë shërbimit të kontrollit të brendshëm thanë se agjenti Rnaldo Avdyli kishte informuar se parcelat kanë qenë të asgjësuara por nga kontrolli nuk rezultoi kështu. Të pyetur zyrtarisht për këtë policia mohon për informatat e asgjësimit të parcelave pasi hetimi ka nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka lëshuar dhe fletë-arrestet. Nga hetimet e para, rezulton se droga është kultivuar nga nje grup i strukturuar kriminal, pasi u gjeten edhe 3 armë zjarri, 2 krehra me fishekë, si dhe veshje te posaçme e sende të tjera.
g

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *