Janë asgjësuar nga blutë e Vlorës 9 parcela me rreth 1.970 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në fshatin Lapardha. Këto bimë narkotike u gjeten te mbjella në vendin e quajtur “Pylli Millona”, ku në mes të tij, u konstatuan 9 parcela të hapura rishtas, thuhet në njoftimin e policisë. U asgjësuan me anë të djegies rreth 1.170 rrënjë në tokë dhe 800 kubikë të ndara nëpër arka plastike, me lartësi deri në 15 centimetra. Policia nuk i ka identifikuar ende kultivuesit dhe po punon për zbulimin dhe kapjen e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *