E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vlorë, 30 zjarre në 5 ditë/ Sipërfaqe të tëra në flakë edhe për kullotat e reja

Në 5 ditë 30 zjarre. Ky është bilanci në territorin e Bashkisë Vlorë. Për kreun e shërbimit zjarrfikës, Kastriot Begaj zjarret janë të qëllimshëm, edhe pse asnjë person nuk është vënë para ligjit.

 

 

Ai tregon se shkak për zjarrvëniet mund të jenë bërë përplasjet mes pronarëve të sipërfaqeve me ullinj, por dhe blegtorët, të cilët tentojnë të hapin kullota të reja.

Reklamë

 

 

Sa i takon infrastrukturës së forcave zjarrëfikëse, Begaj thotë se situata lë për të dëshiruar, pasi ka ende mungesë të bazës materiale.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë