Vlora, “sheshi” i surprizës/ PS kërkon 9 mandate
Beteja per 12 deputetët qe do të çojnë në Parlament qytetarët e Vlorës pritet të jetë një prej më interesanteve në zgjedhjet e 25 prillit. Socialistët kanë për të dytën herë drejtues të ekipit Damian Gjiknurin, i cili, së bashku me liderin e mazhorancës, Rama janë renditur në kufirin e pjesës së sigurt të listës së kandidatëve për deputet.
DAMIAN GJIKNURI
DEPUTET, PS
Reklamë“Fakti qe Edi Rama e une jemi ne fund te listes qe eshte vija mbrojtese eshte per te motivuar ekipin te gjithe elektoratin vlonjat me qellim qe keto mandate qe ne i kemi t’i sigurojme perseri dhe te shkojme tek ai objektiv qe eshte dhe objektivi maksimal i 9. Por nuk e shoh si gare personale. Unr nuk jam ketu thjesht per t’u zgjedhur nje deputet dhe per te qene thjesht nje deputet me shume ne Parlament. Nuk e shikoj politiken ashtu. Ne politik dua qe te bej maksimumin.”
Peërballë Gjiknurit, Lulzim Basha ka zgjedhur Bujar Leskajn, i cili rikthehet ne betejën e Vlorës pasi fitoi si deputet në zgjedhjet e vitit 2005.
BUJAR LESKAJ
KANDIDAT PER DEPUTET, PD
“Asnjehere PS nuk do dalë fituese nga Vlora. Madje madje rrezikon drejtuesi politik i PS ne qarkun e Vlores. Se Edi Rama eshte kujdesur, e po kujdeset per veten. Kur anija mbytet, kuptohet kryetari i sektit shikon vetem veten e tij pavaresish se eshte i teti, orientimin e kane, do votojne kryetarin e partise dhe kjo eshte normale. Dhe normalisht rrezikon ai qe eshte i 7 ne listen e PS.”
Secili kamp politik po shfrytezon pikat me te forta per te bindur vlonjatet t’i besojne voten; socialistet shohin si avantazh investimet e qeverise ne Vlore; ndersa demokratet kane programin si oferten me te mire per qytetaret.
DAMIAN GJIKNURI
“Vlora po e shikon qe qeveria Rama ka investuar vazhdimisht dhe po investon shume madje pertej popullsise dhe porpocionalitetit qe i takon ketij qarku, vetem me nje qellim politik strategjik. Unë e kam quajtur projekti politik-ekonomik i Vlores. Qe eshte qarku i Vlores, eshte qarku me i rendesishem i zhvillimit te turizmit ne Shqiperi. Dhe ky eshte prioriteti i qeverise Rama. Eshte projekt politik ekonomik qe do te behet realitet fal ketyre investimeve te medha. Keshtu qe vlonjatet e kane kete mundesi te bejne dy krahasime, cfare do t’i ofroje ekipi ka ketu ne terren ne drejtimin e Lulzim Bashes po dhe me perfaqesuesit e terrenit te cilet po te shikoni dhe listen e kandidateve, sic kane dale dhe vet nga ata.”
BUJAR LESKAJ
“Eshte ekonomia qytetar vlonjat. Eshte ekonomia, buka e gojes e femijeve or ti zoteri i majte i djathte kudo ku ri je fshat apo qytet. Eshte fukaralleku qe eshte ulur kembekryq ne vatrat tona. Eshte ekonomia qe ka ngelur ne vend. Eshte biznesi i vogel e i mesem qe eshte mbyllur. Jane 5000 biznese ne kater vite qe kane marre statusin pasiv ne qarkun e Vlores. Jane 42 mije qytetare vlonjat qe jane larguar nga qarku yne ne emigrim, me letra te rregullta apo te parregullta.”
Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2017, PS fitoi ne Vlore 8 deputetë, PD 3 dhe LSI mori vetem nje deputet.



