Subscribe

Pandemia, kushtet e motit, uji ende jo shumë i ngrohtë, nuk i ka ndalur fëmijët, të moshuarit dhe prindërit që fundjavën ta shijojnë në plazh.

Ndonëse Vlora që prej 4 majit është kthyer në zonë të gjelbër, përsëri aktet normative për të parandaluar përhapjen e Covid-19  nuk lejojnë frekuentimin masiv të plazheve. Megjithatë shumë njerëz zgjodhën të marrin rreze dielli e të lahen në det.

Qytetatët më së shumti kanë zgjedhur për të frekuentuar plazhin në zonën jugore të ujit të ftohtë.

Sipas tyre tashmë është koha e që të ketë lehtësim të masave për të shfrytëzuar në maksimum vijën bregdetare.

Ndërsa në qytetin tjetër bregdetar, në Durrës, situata është ndryshe.  Masat janë me strikte dhe rigoroze, pasi Durrësi vazhdon të jetë ende në hartën e zonave të kuqe, ku rreptësishtë kontrollohet edhe lëvizja e qytetarëve në bregdet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *