Subscribe

Ndonëse stina e verës ka përfunduar, sezoni turistik vijon ende.

Në qytetin bregdetar të Vlorës vizitorë nga Gjermania, Ukraina por dhe Kosova vijojnë ende plazhin.

Një nga turistet gjermane thotë se kjo është një eksperiencë e provuar për herë të parë.

Një tjetër çift nga Ukraina ka zgjedhur Shqipërinë për ta eksploruar gjatë vjeshtës.

 

TURIST UKRAINAS

“Jam nga Ukraina dhe këtu në këtë plazh jemi për herë të parë,sepse dhe në Shqipëri vijmë për herë të parë. Pse kemi zgjedhur vjeshtën ? Është qetësi,ka pak njerëz dhe sa i takon temperaturave ato janë shumë të pranueshme krahasuar me zonën nga vijmë ne, ku temperatura shënon 3 gradë në Ukrainë e këtu është mbi 20 gradë.   Do të vijmë përsëri ? Jo! Ne duam të eksplorojmë çdo vit vende të reja. Kështu do të bëjmë dhe vitin tjetër.”

 

TURIST

“Jemi për herë të parë këtu dhe më pëlqen të bëj plazh edhe në vjeshtë, pasi vjeshta shoqërohet me qetësi, nuk ka shumë njerëz dhe mua më pëlqen kjo gjë. Këtu po ndihemi shumë mirë. Edhe njerëzit në hotel sillen shumë mirë me ne. Edhe ushqimi është shumë i pëlqyeshëm.”

 

Moti i qëndrueshëm dhe ditët me diell favorizojnë ndjeshëm turizmin e kësaj stine në qytetet bregdetare të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *