E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vlora përgatitet për sezonin, Bedinaj: Kërkesat më të mëdha se kapacitetet akomoduese

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin ka mbyllur  tashmë siparin, por për operatorët turistikë të Vlorës puna sapo ka nisur.

Ata thonë se këtë vit interesimi për qarkun e Vlorës ka qenë i lartë, me kërkesa të shumta nga kompani dhe agjenci të huaja turistike.

Reklamë

Sipas kreut të operatorëve të jugut,Vasil Bedinaj, gjatë takimeve në panair janë paraqitur shumë kërkesa për struktura akomoduese në zonën e Vlorës dhe në rivierë, madje në disa raste kërkesat kanë qenë më të mëdha sesa kapacitetet aktuale që ofron tregu.

Sipas Bedinaj, turizmi nuk fillon në qershor, por shumë më herët. Përgatitjet dhe kontratat për sezonin nisin që në muajt e parë të vitit, ndaj edhe marsi konsiderohet një moment i rëndësishëm për planifikimin e sezonit turistik.

Një tjetër lajm i mirë për sektorin mbetet hapja e pritshme e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

“Shumë kontrata janë lidhur që në muajin nëntor dhe se funksionimi i aeroportit është një element kyç për të përmbushur këto pritshmëri”, thotë Bedinaj.

Ndërkohë, zhvillimet gjeopolitike dhe lufta në Lindjen e Mesme shihen edhe si një mundësi për të tërhequr më shumë turistë drejt Shqipërisë dhe bregdetit të Vlorës.

Në këtë mënyrë, Vlora synon të hyjë në sezonin e ri turistik me pritshmëri të larta dhe me interes në rritje nga tregjet e huaja.

Më shumë video

Reklamë