E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vlora nën ujë, reshjet përmbytin rrugët e bizneset

Kjo është pamja e qyteti të Vlorës këtë të diel.

Qyteti bregdetar është zgjuar nën pushtetin e ujit.

Reshjet e rëna gjatë mbrëmjes me intensitet të lartë ka bërë që një pjesë e mirë e qytetit të përmbytet.

Situata paraqitet problematike në një sërë rrugës, lagjesh dhe biznesesh të zonës.

Reklamë

më konkretisht problem mbetet lagjja 28 Nëntori, Pavarësia, 1 maji zona e Skelës te cilat janë mbuluar nga uji.

Edhe pse hidrovori me kapacitet të plotë ai nuk ka mundur të përballojë situaten e reshjeve të pazakonta për muajin Maj.

Ndërkohë, punonjësit e bashkisë jane përpjekur te ndërhyjnë për pastrimin e rrjetit të kanalizimeve.

Niveli i ujit ne disa rruge ka shkuar deri ne 50 centimetra, çka ka veshtiresuar qarkullimin per mjetet dhe kalimtaret

Situata problematike duket se do të vijojë, pasi moti parashikohet me reshje edhe në fillim të javës.

Më shumë video

Reklamë