Subscribe

Turistët në qytetin e Vlorës janë të shumtë  në nisje të sezonit veror. Prenotimet në qytetin e Vlorës janë shtuar, por  interesi i pushuesve nuk është vetëm  plazhi por  edhe eksplorimi i zonave të ndryshme  historike dhe arkeologjike.

Ishulli i Sazanit është më i frektuentuari këtë verë për shkak dhe të historisë  dhe të fshehtave që mbart.

“Hera e parë  në Shqipëri, më pëlqen si vend, dhe njerezit janë të sjellshëm.”

“Vi nga Moldavia dhe kemi zgjedhur të vimë me një guidë, do të vizitojmë bregdetin e Vlorës dhe ishullin e Sazanit.”

“Hera e parë që  do të vizitojmë  ishujt që qyteti ofron(shpellat që gjenden në të gjithashtu)”

“Hera e parë që jemi në Shqipëri vijmë nga Hungaria dhe do të vizitojmë Vlorën dhe ishujt.”

5”Vijmë nga Hungaria na pëlqen Shqipëria , do të vizitojmë Vlorën dhe sigurisht ishujt, mezi presim dhe jemi të emocionuar.”

Vasil Bedinaj kreu i operatoreve turistik shprehet, se këtë vit interesi për Sazanin dhe Karaburunin do të jetë shumë i lartë edhe nga promovimi që I është bërë.

Deri më tani në Vlorë janë rezervuar rreth 80 përqind e strkuturave akomoduese./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *