E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vlonjatja godet me thikë në këmbë 25-vjeçarin

Një 25-vjeçar nga Vlora është plagosur lehtë në këmbë gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës.

I dëmtuari Xh. A. u godit me thikë nga shtetësja me iniciale K.B. Ngjarja e regjistrohet në zonën e Aleksandrisë, mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

25-vjeçari u dërgua në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë shërbim mjekësor.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje u shënua në fshatin Dukat të Vlorës, ku një 66-vjeçar me iniciale  B. B në afërsi të lokalit të tij dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke ku ka bërë edhe ndërtim pa leje të organeve kompetente.

Vazhdo të lexosh

Reklamë