E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vlonjatët “refuzojnë” kutitë e votimit, KQZ publikon pjesëmarrjen deri në orën 12:00: Interes më i lartë në Mat dhe Tepelenë

KQZ ka publikuar pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 12:00.

Në total, në të pesta bashkitë ku po zhvillohen zgjedhje, pjesëmarrja është 10.82%.

Reklamë

Sipas shifrave të publikuara nga KQZ, interesi më i lartë është në bashkinë e Matit. Deri në orën 12:00 kanë votuar 24.21% e qytetarëve.

Në bashkinë Tepelenë kanë votuar 21.27%, në bashkinë Cërrik, 15.17%, në Berat 10.99 %. Interesi më i ulët vijon të jetë në Vlorë ku deri në orën 12:00 kanë votuar vetëm 6.94% e qytetarëve.

Procesi i votimit pritet të përfundojë në orën 18:00.

Vazhdo të lexosh

Reklamë