Subscribe

Flamurtari është ekipi i parë finalist i kampionatit kombëtarë në basketboll femra. Vlonjatet fituan edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Shkodër kundër Vllaznisë me rezultatin 58 me 40.

Ndryshe nga takimi i parë në qytetin bregdetar , kjo ndeshje e dytë në pallati e sportit “Qazim Dervishi” ishte disi më e ekuilibruar, të paktën në dy periodat e para, kur vendaset u përpoqën t’i bënin ballë Flamurtarit. Në pushimin e takimit pas këtyre dy periodave, ekipet shkuan  vetëm me një avantazh 1 pikësh në favor të vajzave shkodrane.

Megjithatë reagimi Flamurtarit ishte i fortë në periodën e tretë, aty ku fituan me një distancë të konsiderueshme 20 me 5 , një diferencë e cila natyrisht ishte vendimtare për të fituar të gjithë takimin, ndonëse patën superioritet edhe në periodën e fundit të cilën e fituar 16 me 14.

Në total një takim që u mbyll me një avantazh 18 pikësh për vajzat e trajnerit Agim Dalipi, të cilat presin të njohin tashmë rivalin e finales së kampionatit, rival që do dalë nga derbi Partizani-Tirana që luhet sot në kryeqytet. Duhet thënë që Flamurtari ka dominuar basketbollin e femrave në vendin tonë vitet e fundit dhe numëron aktualisht 25 tituj kampion. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *