Pavarësisht kërcënimeve për bojkot kundrejt bashkisë, ekipi i Vllaznisë është nisur drejt Vlorës, qytet ku do të luajë pasditen e së mërkurës ndeshjen e rradhës për kampionat ndaj Flamurtarit.

Klubi është kujdesur madje që të respektoje protokollin sanitar duke pajisur futbollistët dhe pjestarët e stafit teknik dhe atij mjekësor me maska e doreza.

Madje vetë klubi në faqen e vet në facebook shkruan se autobuzi  I ekipit gjithashtu qenë i paisur edhe me dezinfektuesit e duhur.

Shkodranet kanë pasur jo pak probleme kohet e fundit pasi fillimisht bojkotuan stërvitjen si pasojë e 3 rrogave ta pamarra. Pastaj moren garanci nga drejtuesit e klubit se do të shlyheshin dhe u rikthyen në stërvitje mirëpo ende jo të gjitha detyrimet ndaj lojtarëve janë shlyer.

Përballja me Flamurtarin në transfërtë është e para pas ndërprerjes së kampionatit në muajin mars si pasojë e covid 19-.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *