Përfaqësuesja e Shqipërisë do të zbresë nesër në fushë në ndeshjen vëllazërorë përballë Kosovës, në Elbasan Arena. Edhe pse të dyja skuadrat do të duhet të bëjnë pa lojtarë të rëndësishëm, sipas teknikut Edi Reja kjo ndeshje do të jetë një parapërgatitje për dy takimet e radhës, Kazakistanin dhe Bjellorusinë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

 

EDI REJA

TRAJNERI I KOMBËTARES SHQIPTARE

”Do të jetë një ndeshje e vështirë. E kam të qartë që tifozët e ndjejnë shumë. Unë do bëj disa eksperimente para dy ndeshjeve vendimtare. Shpresoj që lojtarët të jenë të motivuar. Për sa i përket, grupit që do kem, Broja nuk do jetë i gatshëm për probleme fizike, Gjasula vjen me vonesë. Hoxhallari dhe Ismajlgeci, do jenë lojtarët e rinj dhe do të kem mundësinë t’i përdor në fushë. Nesër mund të kem një ide të qartë për skemën dhe formacionin.”

 

I pranishëm në konferencë për shtyp ishte dhe kapiteni i skuadrës Etrit Berisha, i cili tha se ndeshja me Kosovën do të jetë një test i mirë ndërsa shpreson që një ditë, dy shtetet të kenë një kombëtare futbolli.

 

ETRIT  BERISHA

PORTJERI I KOMBËTARES

”E di që është vendi im Kosova si dhe Shqipëria. Kam shkuar këtu me bindjen t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Ishalla bëhet një ekip kombëtar. Po të bëheshin një ekip, do të na kishte frikë e gjithë Europa. Jemi në një moment të vështirë, duhet ta luajmë këtë ndeshje si vëllazërore Nuk kam prej askujt frikë. Kosova luan shumë mirë, ka individë që duan të luajnë shumë me topin, duhet te kemi kujdes.”

 

Pas takimit me Kosovën, Shqipëria pret Kazakistanin në 15 nëntor dhe 3 ditë më vonë Bjellorusinë në takimet e vlefsme për Ligën e Kombeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *