Deputeti Vllatko Gjorçev ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të cilat pritet të mbahen më 21 prill.

 

Në një konferenc për shtyp ai është shprehur i bindur se do të korr fitore në këto zgjedhje duke besuar në fitoret që si bartës liste i ka arritur në zgjedhjet e deritanishme parlamentare. Ai tha se i njeh mirë të gjitha vendbanimet, lagjet, fshatrat dhe qytetet dhe tek të gjitha ato do të fitojë ndaj kundër kandidatëve të tij.

 

“Gjysëm ore do të numërojmë se ku kemi fituar. Ne jemi fitimtar, edhe unë jam fitimtar, unë nuk pranoj humbje. Në të gjitha pesë ciklet zgjedhore në të cilat kam qenë bartës liste edhe në Maqedoninë lindore edhe në Maqedoninë perëndimore, gjithmonë kam fituar, kam fituar me mbështetjen e qytetarëve, me besimin e aktivistëve. Nuk ka qytet ku nuk do të shkojmë, s’do të ketë derë ku nuk do të trokasim, s’ka qytet ku nuk do të fitojmë. I kam të gjitha rekordet e fitoreve dhe dallimeve bindëse në 28 vitet e kaluara në Maqedoninë e Pavarur. Më kanë nënvlerësuar në zgjedhje, por atëherë kur qytetarët kanë votuar, kur Maqedonia ka votuar, votuesit e VMRO-DPMNE kanë votuar, kanë qenë fitoret më bindëse gjithmonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *