Subscribe

Aplikacioni i Bashkisë “ Tirana ime”, që prej kohësh është vene ne dispozicion të qytetarëve për të raportuar problematikat që hasin në kryeqytet, u vlerësua me çmimin “ Shpërblimi Publik i Vitit” nga “Albania ICT Awards”.

 

Erion Veliaj nënvizoi nevojën që kanë vende si Shqipëria për t’u përfshirë në revolucionin digjital që po përjeton sot bota.

 

Erion Veliaj: “Jam i bindur se teknologjia na ka bërë pak më të mirë, jo vetëm si njerëz, por së pari vendimmarrës më të mirë. Shtesa e fundit që i kemi bërë aplikacionit ‘Tirana Ime’, na tregon në kohë reale cilësinë e ajrit në Tiranë. Nëse nuk emancipohemi dhe nuk e marrim dijen në kohë reale, jo si monopol i kryetarit të Bashkisë, por secili tek xhepi i vet, atëherë nuk i kuptojmë shumë nga gjërat për të cilat po flasim”.

 

Ky aplikacion ka përmirësuar edhe raportimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe ka ndihmuar në uljen e kostove të bashkisë.

 

“Krejt papritur teknologjia na kurseu edhe para. Qindra rroga që paguheshin për inspektorët që nuk bënin asnjë gjë të dobishme, i kursyem dhe sot kemi 20 mijë përdorues aktivë të aplikacionit, të cilët raportojnë çdo problem në mënyrë të vazhdueshme” “Besoj se i kemi përbërësit për të parë kush janë talentet në këtë fushë dhe në vend të një shoqërie që heroizon dhe mitizon të fortin me makinën mbi trotuar, lind nevoja që të gjithë si shoqëri të çohemi dhe të duartrokasim djemtë dhe vajzat e talentuar, e t’u themi se jemi shumë krenarë për ju”

 

Kryebashkiaku solli në vëmendje rijetëzimin e Piramidës dhe shndërrimin e saj në qendër të teknologjisë e inovacionit për të rinjtë e Tiranës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *