Subscribe

Aktorja më e mirë femër në Festivalin e Filmit në Sarajevë, është një shqiptare. Ajo është shpallur “Aktorja më e mirë protagoniste” në edicionin e 23 të këtij festivali dhe është vlerësuar me kupën si dhe çmimin 2500 euro. Kapetani luan si aktore protagoniste në filmin “Dita zë fill” me regji të Gentian Koçit, film ky, që këto ditë konkurroi në kategorinë e filmave me metrazh të gjatë në Bosnjë-Hercegovinë.

 

Është historia e një nëne të re që përpiqet të mbajë gjallë një të moshuar, sepse i duhen paratë. Me një fill të hollë mes të moralshmes dhe punës vetëm për para, kjo dramë intime ndodh në një apartament në Tiranë. Leta, nëna e një fëmije të vogël, e cila prej muajsh nuk ka arritur të paguajë qiranë, për shkak të kushteve të vështira financiare që gjendet, dëbohet nga shtëpia dhe sfidohet të jetojë me të moshuarën Sofi. E në fakt, Leta fiton. Përpjekja e bën Ornela Kapedanin aktoren më të mirë femër në Sarajevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *