Subscribe

Matilda Pavaci, është një nga 60 mësimdhënësit që u shpërblyen me titullin “Mësues i vitit 2022”.

 

 

Me një eksperiencë 38-vjeçare në lëndën e gjuhës shqipe, që nisi në Bubq dhe vijon në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet, ajo u vlerësua për kontributin e saj në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

 

 

MATILDA PAVACI

MËSUESE E GJUHËS SHQIPE, SHKOLLA “FAN NOLI” TIRANË

Të them të drejtën jam ndier shumë e emocionuar, shumë e kënaqur dhe mbi të gjitha shumë e privilegjuar që mora këtë vlerësim. Më erdhi si dhuratë për fundvitit. Është i njëjti emocion që më shoqëron përsëri, si ditën e parë edhe në vazhdimësi. Shoh nxënës të mi që kanë mbaruar shkollën 9 vjeçare dhe gjimnazin dhe më marrin shpeshherë për festat e fundvitit dhe në veçanti për dittën e 7 marsit kur marr urimet më të bukura.

 

 

Krahas mësuesve, risia e këtij viti ishte edhe vlerësimi i punës së psikologut.

 

 

Orsjola Miha, e angazhuar pranë zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar dhe në shkollën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet, është një nga 10 psikologët që mori titullin “Psikologu i vitit” kryesisht për punën me fëmijët me aftësi të kufizuara.

 

 

ORSJOLA MIHA

PSIKOLOGE

Ishte surprizë edhe për mua. Kam filluar punë në shërbimin psiko social qëkur ministria e arsimit për herë të parë  në 2004 vendosi të eksperimentonte shërbimin psiko-social në shkolla. Është domethënëse që ka një vëmendje të shtuar ndja këtij shërbimi. Kryesisht jam marrë me çështjet e dhunës dhe të fëmijëve me aftësi të kufizuar, fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevojë për shërbime të specializuara. Eksperienca e gjatë në punë prej 18 vitesh si pjesë e shërbimit psiko social ka qenë një nga faktorët që mund ta ketë ndikuar përzgjedhjen tonë.

 

 

Për mësuesit dhe psikologët e përzgjedhur nga ministria e Arsimit, u shpërndanë certifikata me motivacionin “Mirënjohje për kontributin e dhënë në edukimin e brezave, formimin e qytetarëve të denjë dhe lartësimin e figurës së mësuesit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *