Subscribe

Rritja e vlerësimit per ekonominë shqiptare nga Agjencia “Standart and Poors” i ka dhënë mundësi kryeministrit Edi Rama qe nga Durrësi, te mbroje reformat e realizuara nga kabineti qe ai drejton. Ashtu si ne te gjitha takimet e organizuara ne qytetet e Shqipërisë ne kuadër te fushatës se anëtarësimeve ne Partine Socialiste; tema qe dominoi fjalimin e liderit te mazhorances janë reformat shtetndertuese, veçanërisht ne ekonomi.

“Sigurisht B+ nuk është maksimumi, por është pozicioni me i mire qe Shqipëria ka pasur dhe thotë se sot reformat e mëdha e puna qe kemi bere, kane vendosur një baze dhe trupi i ekonomisë sonë qe ne na u besua për ta operuar para dy vitesh e gjysme, ka filluar te japë shenja ripërtëritje. Natyrisht duhet ende shume pune qe ky trup te vrapoje”.

Lideri i mazhorances ia ka dale ne mbrojtje edhe nje prej ministrave me te sulmuar nga opozita, Ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri, duke theksuar se ne 2 vjet e gjysme, policia tashme është policia e shtetit e jo e pushtetit.

“Rasti i Kelnit, është gjeja me e lehte qe pas çdo krimi qe ndodh, te çohesh e te baltosesh policinë e shtetit dhe prandaj policia është shëmbëlltyra e besimit te shqiptareve se po behet shtet.”

Sipas kryeministrit Edi Rama edhe pse Shqipëria, nuk është sot ajo për te cilën shqiptaret votuan ne qershorin e 2013, kjo qeveri ka ndërmarre reforma te rëndësishme, qe kane filluar te prodhojnë rezultatet e para.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *