Subscribe

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson performancën ekonomike të Shqipërisë. Në memorandumin e mirëkuptimit të rishikimit të 8-të të marrëveshjes, FMN shprehet se vendi ynë është në objektivat e duhura për të përmbushur parashikimet e rritjes ekonomike në nivelin 3.4% në një kohë që po bëhet progres për të mundësuar reformat strukturore.

Të gjitha kriteret e performancës në fund të prillit janë përmbushur në terma të mira dhe po ashtu është bërë progres në axhendën e reformave strukturore. Rimëkëmbja ekonomike është duke u forcuar e mbështetur nga investimet e mëdha në energji dhe një rikthim gradual i kërkesës së brendshme.

Bashkangjitur me këtë marrëveshje FMN ka publikuar edhe letrën e përbashkët të kreut të financave Ahmetaj dhe atij të Bankës Qendrore Sejko. Në shpjegimet e bëra pala shqiptare e njofton FMN-në se po përmbush me rigorozitet rekomandimet për koncesionet me partneritet publik privat. Financat njoftojnë se po bëhen gati rregullat që të bëjnë në çdo koncesion analizën kosto përfitim dhe publikimin transparent të çdo marrëveshjeje të tillë.

Për të kufizuar rreziqet fiskale nga koncesionet me PPP, Ministria e Financave do të ngrejë një njësi të re në fund të shtatorit, në mënyrë që të sigurohet se do të ndiqen praktikat më të mira ndërkombëtare duke bërë analizën kosto – përfitim dhe transparencën e tyre.

Në letër zbulohet edhe plani për taksën e pasurisë, e cila në 2017-ën do të aplikohet sipas vlerës reale që ka banesa. projekti pilot do të fillojë me kryeqytetin.

Me ndihmën e FMN-së do të fillojmë një formulë të re vlerësimi dhe do të hartojmë legjislacionin deri në fund të shtatorit të 2016-ës. Në 2017-ën metodologjia e re për tatimin e pronës do të aplikohet si projekt pilot në Tiranë.

Financat angazhohen se kanë marrë masat për të shlyer detyrimet e prapambetura në sektorin privat, të cilat u krijuan sërish në 2016-ën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *