Politikë
Vlahutin në KZAZ-në e Sarandës, pret 40 minuta komisionerët

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, ka qenë në Sarandë në KZAZ-në numër 88.
Reklamë
Por, ambasadorja ka pritur rreth 45 minuta në makinë, pasi në këtë KZAZ nuk ishin paraqitur komisionerët dhe dera e saj ishte e mbyllur.
Mësohet se ata kishin shkuar për të pushuar dhe njoftuan se do të rifillonin punën në orën 11, por e kanë filluar në 11.45.
Pas inspektimit të kësaj KZAZ-je, ambasadorja Vlahutin u largua për të kryer inspektime në zona të tjera.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




