Subscribe

Bashkimi Europian iu bën thirrje qytetareve qe te refuzojnë çdo lloj presioni per votën e tyre ne zgjedhjet e 25 qershorit. Nga Shkodra, ambasadorja e BE Romana Vlahutin i kërkoi shqiptareve te jene vigjilente ditën e zgjedhjeve, duke e cilësuar te papranueshme çdo tentative per tjetërsimin e votës.

 

“Zgjedhjet e lira e te ndershme jane një e drejte themelore e qytetareve, por unë do te thoja qe jane gjithashtu edhe nje përgjegjësi thelbësore e qytetareve. Une mendoj se shoqëria dhe çdo qytetar duhet te jete vigjilent ndaj çdo përpjekjeje per te abuzuar me procesin. Gjerat jane absolutisht te papranueshme janë; çdo lloj kërcënimi ndaj zgjedhësve, çdo lloj presioni qe mund t’u behet per te votuar njërën apo tjetrën force politike përfshi edhe familjaret tuaj, çfarëdo lloj transaksioni per blerjen e votës, qofte me para apo nje favor tjetër dhe ne përgjithësi çdo lloj abuzimi.”

 

Ambasadorja e be vuri ne dukje edhe mundësitë qe jane krijuar per te raportuar çdo abuzim gjate procesit zgjedhor.

 

“Me ndihmën e Këshillit te Europes, koleget e KQZ do te krijojnë nje linje telefoni per te raportuar çdo abuzim, si dhe nje aplikacion ne telefon per te raportuar çdo parregullsi e çdokush mund te çoje një fotografi apo nje mesazh a nje dokument.”

 

Vete Bashkimi Europian do te ketë nje ekip te përbëre nga eurodeputete qe do te monitorojnë ditën e votimit dhe procesin e numërimit, por ne nje periudhe afatgjate BE do te fokusohet edhe ne dy çështje te tjera.

 

E para jane lëvizjet ne administratën publike dhe e dyta jane lëvizjet e parave ne ekonomi  gjate fushatës elektorale para dhe pas fushatës. Per ne administrate publike dhe financat publike jane prioritete kyçe dhe  eshte akoma me e rëndësishme qe te shihet nëse ne periudhat para zgjedhjeve ka pasur abuzime.”

 

Ambasadorja e BE vuri ne dukje se 25 qershori është i rendesishem per Brukselin, pasi mënyra se si zhvillohen zgjedhjet tregon se sa demokratik dhe i qëndrueshëm është sistemi ne Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *