E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Vlahutin: Luftoni korrupsionin

 

Bashkimi Europian kërkon me ngulm plotësimin e kritereve nga Shqipëria, ku lufta kundër korrupsionit është një ndër më thelbësoret. Deklarata vjen nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqërisë Civile, në funksion të përgatitjes së progres raportit për Shqipërinë.

 

“Secili shtet anëtar apo edhe ata që aspirojnë, duhet të pajtohen me kushtet e paracaktuara dhe kritere që duhet të plotësohen. Është një punë që do përkushtim, natyrisht edhe besimin e palëve, kjo edhe nga shtet anëtare. Me anë të bashkëpunimit rezultatet do të jenë të frytshme. Këtu evidentohet progresi i arritur deri në këto momente, por edhe hapat që do të ndiqen për hapjen e negociatave të Shqipërisë.  Korrupsioni është një nga objektivat që duhet të luftohet nga qeveria shqiptare dhe si një kriter për të ecur përpara në integrimin e BE.”

Reklamë

 

Duke theksuar mbështetjen që Brukseli i jep Tiranës zyrtare, ambasadorja foli mbi nevojën e transparencës së institucioneve shtetërore.

 

 “Delegacioni i BE do vazhdojë të japë më shumë mbështetje për shoqërinë civile. Është e rëndësishme që institucionet, qeveria, parlamenti, bashkitë e të tjera institucionet, të tregojnë angazhim konkret për të realizuar politikë të dyerve të hapura më shoqërinë civile. Reformat nuk bëhet se i kërkon BE, por sepse i duan shqiptarët. E rëndësishme është që progresraporti të tregojë realitetin.”

 

Progresraportin e radhës, Komsioni Europian do ta publikojë pranverën e ardhshme.

 

Në dokumentin e vjeshtës së kaluar, Komisioni rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë, ku kriter thelbësor që duhej plotësuar ishte zbatimi i reformës në drejtësi.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë