Subscribe

Shqipëria nuk do të ketë asnjë kamp për ish militantët e ISIS që kthehen nga zonat e luftës. Deklarata vjen nga ambasadorja e be në tiranë Romana Vlahutin e cila sqaroi se edhe deklarata e kryeministrit bullgar Borissov gjatë vizitës në Tiranë, ishte një keqkuptim

 

“Është tërësisht një keq-interpretim i asaj që ka thënë në atë konferencë për shtyp kryeministri bullgar. Unë kam qenë aty e pranishme dhe mund t’ju siguroj që është absolutisht një jo. Pra ideja është që ajo për të cilën është folur prej një kohe të gjatë është të pasurit e një qendre, e cila është një qendër studimore, ku kolegët mund të diskutojnë, të shohin fenomenin se çfarë po ndodh. Absolutisht nuk ka asnjë lloj ideje për të pasur një kamp të tillë”.

 

“Ka dy arsye sepse është diskutuar kjo lloj qendre. E para e punës sepse është mirë që të vendoset këtu sepse shteti shqiptar po bën një punë shumë të mirë kur bëhet fjalë për punën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe parandalimit të tij dhe nga ana tjetër Shqipëria ka një model të mirë të harmonisë fetare dhe kjo e bën një vend shumë të mirë për të pasur një qendër rajonale që e përsëris absolutisht që nuk ka të bëjë me të kthyerit”.

 

E pyetur mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit, diplomatja e lartë tha se nuk do të dëshironte ta paragjykonte vendimin e vendeve anëtare.

 

“Do ta shohim në datën 28 qershor atë çfarë do vendosin vendet e BE-së. Di të them që Shqipëria ka punuar fort, por kjo do të varet nga vendimi i 28 vendeve anëtare. Komisioni bëri atë që duhet të bënte, tha atë që duhet të thoshte, pra, dha rekomandimin e pakushtëzuar, pra, ajo që është e rëndësishme është që të vazhdohet të punohet dhe më pas do të shohim çfarë do të thuhet nga vendet e BE-së se nuk dua ta paragjykoj këtë gjë para kohe”.

 

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Vlahutin i bëri këto deklarata nga Berati ku mori pjesë në inagurimin e një çerdheje për fëmijët romë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *