E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vladimir Putin viziton Pekinin/ Merr pjesë në forumin “Brez dhe Rrugë”

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit këtë të martë ndërsa u prit nga ministri kinez i tregtisë.

 

Reklamë

Ai pritet  të marrë pjesë në forumin ‘Brez Rrugë’ i organizuar nga lideri kinez Xi-Jingping. Kreu u Kremlinit do të bisedojë me liderët e Vietnamit, Tajlandës, Mongolisë dhe Laosit. Si i ftuari kryesor i forumit, Putin do të takohet edhe me presidentin kinez për bisedime dypalëshe.

 

Dy liderët pritet të diskutojnë për bashkëpunimin midis Moskës dhe Pekinit në fushën e energjisë dhe teknologjisë.Ky është udhëtimi i tij i dytë jashtë vendit që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një urdhër arresti për të në Mars.

 

Të dy shtetet kanë krijuar një aleancë kundër Shteteve të Bashkuara dhe fuqive te tjera perendimore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë