Ukraina ka protestuar ndaj Rusisë pasi presidenti Vladimir Putin vizitoi të shtunën gadishullin e aneksuar të Krimesë pasi mori pjesë në një festival të motoçiklizmit.

 

Ministria e jashtme e Ukrainës e përshkroi vizitën e së shtunës si një “shkelje të ashpër të sovranitetit të Ukrainës”.

 

Ukraina tha se përpjekjet e Moskës dhe mediave të saj për të paraqitur vizita të tilla si rutinë ishin “patetike”.

 

Krimea u aneksua nga Ukraina në 2014, duke shkaktuar një valë ultra-patriotizmi në Rusi.

 

Ujqërit e Natës, një grup motoçiklistësh të krahut të djathtë nacionalist, mbajtën shfaqjen e tyre vjetore në Sevastopol, qyteti më i madh i gadishullit, ku u shoqëruan edhe nga presidenti rus Vladimir Putin, I cili ishtë veshur me lëkurë.

 

Por vizita e Putinit në Krime vjen në një kohë kur janë rritur tensioned edhe në Rusi.

 

Rreth 60,000 njerëz dolën rrugët e kryeqytetit rus të shtunën në një demonstrim të autorizuar nga ku kërkuan zgjedhje komunale “të drejta” në shtator.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *