Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

“Po bëhet një kalë i ngordhur”, Berisha komenton shkarkimin...

“PD po vazhdon ripërtëritjen, PS po shkon drejt shpërbërjes”,...

Droni rus godet një depo eksplozivësh pranë Kievit, evakuohen...

“Ia vlejti”! Tragjedi në SHBA, nëna vret djalin 11-muajsh...

Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët...

Mbi 600 të vdekur dhe mbi 2,400 të zhdukur...

A do të varroset Ratko Mlladiç me nderime ushtarake...

Marrëveshje historike! SHBA synon kontrollin e shumicës së rezervave...

Zjarr në Lazarat

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe...

Vladimir Putin i tregon Perëndimit “vijën e kuqe”

22 Prill 09:01

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin përdor tone të ashpra në adresë të Europës dhe të SHBA-së: Ai akuzoi Perëndimin se po bën përpjekje për përmbysje në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik. Njëkohësisht ai paralajmëroi në rast se kapërcehet „vija e kuqe”. “Organizatorët e çfarëdolloj provokimi, që kërcënon interesat thelbësore të sigurisë sonë, do të pendohen për veprat e tyre, ashtu siç nuk janë penduar prej kohësh”, deklaroi Putin në fjalimin e tij vjetor në Moskë drejtuar kombit.

Paralajmërimi i Putinit vjen në kulim e përforcimit masiv të pranisë ushtarake ruse në afërsi të Ukrainës. Javët e fundit atje në mënyrë të përsëritur ka pasur shkelje të armëpushimit vendosur në konfliktin disa vjeçar mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave të armatosura ukrainase.

SHBA dhe aleatët i kanë kërkuar Kremlinit që të tërheqë trupat. Rezervat e Ukrainës dhe të Perëndimit në sfondin e përforcimit të trupave në rajon Moska i ka hedhur poshtë duke deklaruar, se askush nuk kërcënohet dhe se Rusia është e lirë t’i angazhojë forcat e veta të armatosura në territorin e saj. Njëkohësisht iu adresua një paralajmërim autoriteteve ukrainase, që të mos tentojnë të rivendosin me dhunë kontrollin në zonat e kryengritësve, sepse Rusia do ta ndjejë veten të detyruar të ndërhyjë: Përgjigja e Rusisë do të jetë asimetrike, e shpejtë dhe e ashpër, tha ai.

Atentat i planifikuar ndaj Lukashenkos?

Duke folur para qindra përfaqësuesve të politikës, ekonomisë, kulturës dhe religjonit, Putin iu referua edhe situatës në Bjellorusi. Në këtë kontekst ai vuri në dukje, se së fundi është shmangur një atentat i planifikuar ndaj kreut të shtetit bjellorus, Aleksander Lukashenko. Ai kritikoi gjithashtu, që Perëndimi deri më sot nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave. Shërbimi i Brendshëm Informativ i Rusisë, FSB dhe kundërzbulimi KGB në fundjavë kanë demaskuar në Bjellorusi plane për përmbysje duke njoftuar arrestimin e dy të dyshuarve, ndër ta një person me pasaportë të SHBA-së.

Mund të ketë këndvështrime të ndryshme ndaj politikës së Lukashenkos, tha Putin, por „plane për vrasje politike, ndër to edhe të funksionarëve më të lartë – është diçka që shkon shumë larg. „Me këtë janë tejkaluar të gjitha kufijtë”, u shpreh kreu i Kremlinit. Ai kujtoi, se në Ukrainë në vitin 2014 u rrëzua ish-presidenti Viktor Janukoviç, i cili për pak „do të ishte vrarë”. Janukoviç, shpëtoi duke shkuar në Rusi. Udhëheqja ruse akuzon vazhdimisht Perëndimin, se po nxit revolucione në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik – me qëllim që të rrëzojë qeveritë, të cilat nuk i pëlqejnë./ DW

Posted Under:
Bota
Tagged:
Perëndimi Putin vija e kuqe

Nga e njëjta kategori

Droni rus godet një depo eksplozivësh pranë Kievit, evakuohen mbi 200 banorë

më shumë...

“Ia vlejti”! Tragjedi në SHBA, nëna vret djalin 11-muajsh që babai të mos merrte kujdestarinë

më shumë...

Mbi 600 të vdekur dhe mbi 2,400 të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike në Nepal, 97-vjeçarja shpëtohet e gjallë nga rrënojat

më shumë...

Marrëveshje historike! SHBA synon kontrollin e shumicës së rezervave të naftës së Venezuelës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku
1:37

U arrestua bashkë me Ergys Agasin, lihet...

1:21

“Po bëhet një kalë i ngordhur”, Berisha...

Foto ilustruese
12:54

Kontrolle në Pukë dhe Fushë-Arrëz për drogë,...

12:44

Operacioni në Korçë, kush është personi me...

12:35

“PD po vazhdon ripërtëritjen, PS po shkon...

12:23

Droni rus godet një depo eksplozivësh pranë...

12:04

DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel...

11:43

Situatë kritike nga zjarri në fshatin Sllatinë...

11:26

Rikualifikohet qendra e kimioterapisë në Vlorë, ministrja...

11:19

Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai...

10:57

“Ia vlejti”! Tragjedi në SHBA, nëna vret...

10:38

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën i...

10:23

Banorët e Patosit në protestë, kundër shkrirjes...

10:08

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në...

10:05

Punimet bllokojnë për disa orë rrugën Mjekës–Kuqan,...

9:55

Në makinë me Ergys Agasin, Uljan Shpatarakut...

9:51

Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën...

9:44

Mbi 600 të vdekur dhe mbi 2,400...

9:39

A do të varroset Ratko Mlladiç me...

Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku
9:06

U arrestua bashkë me Ergys Agasin, ish-polici...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.